U deshën 15 vite, një pandemi dhe dy humbje, që njëri mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit të mos jenë pjesë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Lionel Messi me Barcelonën e tij e kishte siguruar çerekfinale, duke e mposhtur Napolin në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Por në çerekfinale ishte Bayern që i eliminoi duke i turpëruar me rezultat 8-2.
Në anën tjetër Ronaldo e Juventusi u eliminuan nga Lyon me rezultat të përjtihshëm 2-2, fal një goli të shënuar si mysafir nga francezët.
2005-06 – 2019-20 will be the first Champions League season since 2005-06 in which neither Lionel Messi or Cristiano Ronaldo will make an appearance in the semi-finals or beyond. Era. #UCL pic.twitter.com/896i7yPngG
— OptaJoe (@OptaJoe) August 14, 2020
Kjo është hera e parë që nga sezonin 2005/2006 që njëri mes Messit e Ronaldos nuk luan në gjysmëfinale.
Në 15 vite radhazi nuk ka pasur gjysmëfinale që njëri nga këta nuk ka qenë i pranishëm. /Telegrafi/