Telegrafi

Gjyshja britanike shkakton të qeshura pasi aksidentalisht kyçet live në Facebook

Një gjyshe britanike është bërë virale pasi aksidentalisht u fut live në Facebook dhe filloi të shajë.

Përdoruesja e TikTok, Millie, arriti që ta incizoi videon aksidentale dhe e shpërndau atë me ndjekësit e saj në internet, shumica e të cilëve e pëlqyen fjalorin me të shara të cilën ajo e përdori gjatë transmetimit.

Në video, gjyshja e Millie mund të dëgjohet duke thënë: “dreqin, e bëra të njëjtin gabim, lopë e çmendur”, pasi u fut live për të gjithë ndjekësit e saj, dhe pastaj teksa ajo mundohej ta ndalte transmetimin, ajo aplikon një filtër që ja ndryshon pamjen, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

@mill.eh Crying😭😭😭 #fypシ #facebook ♬ original sound – Millie

Më pas ajo mund të dëgjohet duke e goditur ekranin deri sa eventualisht përfundoi transmetimi.

Millie, e cila në TikTok shpërndanë video me nofkën “@mill.eh”, shpejt arriti të mbledhë miliona shikime të videos së gjyshes së saj, e gjithashtu mblodhi edhe mijëra komente.

Njëri nga komentuesit kishte thënë “I dua njerëzit e moshuar”.

Dhe pastaj një tjetër tha: “Mua më bëri të qesh ‘goditja e dhunshme’”, ndërsa në një tjetër koment shkruhej: “Kjo i ndodhi edhe gjyshes time, ajo kishte vendosur filtër me mustaqe dhe syze”. /Telegrafi/