Site icon Telegrafi

Gjyqtari Mike Dean bën shaka me Agueron, ia fshehë topin e het-trikut pas ndeshjes kundër Chelseat

Foto: Sky Sport

Manchester City fitoi ndaj Chelseat me rezultat 6-0, duke vazhduar kështu lidershipin për javën e dytë rresht në Ligën Premier, edhe pse me një ndeshje më shumë se Liverpoolit.

Në këtë ndeshje het-trik arriti Sergio Aguero, argjentinasi fillimisht shënoi në minutën e 13-të, pastaj në 19′ dhe 56′.

30-vjeçari u zëvendësua në minutën e 65-të dhe në vend të tij u fut Gabriel Jesus. Por, i mjaftuan këtë minuta që ai të jetë lojtari i ndeshjes.

Në fund të takimit gjyqtari kryesor Mike Dean bëri shaka për një moment me sulmuesin e City duke ia fshehur topin e het-trikut. E gjitha kjo kaloi me shaka në mes të dyshes, e pastaj edhe në mes tifozëve në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Edhe Guardiola nuk i beson syve se çfarë rasti për gol lëshoi Aguero, por nuk kaloi shumë dhe argjentinasi ia dëshmoi të kundërtën

Aguero aktualisht ka 17 gola në Ligën Premier, por edhe gjashtë asistime, ndërsa në xhiron e ardhshme luajnë kundër West Ham Unitedit.

Guardiola dhe Aguero në momentin e zëvendësimit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit iu bashkua Cityt në vitin 2011 dhe që nga atëherë ka treguar se është një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin elitar anglez.

Me Man Cityn ai ka fituar tri herë Ligën Premier, tri EFL Cup dhe dy FA Community Shield. /Telegrafi/

Golat e Agueros ndaj Chelseat:

Exit mobile version