Para disa ditësh ka ndodhur dy sulme të ndara me autobombë në afërsi të stadiumit Vodafone Arena të Stambollit në Turqi.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur të vdekur 30 policë, të cilët ishin cak i terroristëve pas ndeshjes futbollistike mes Besiktasit dhe Bursasporit.
E për nder të viktimave, në ndeshjen e mbrëmshme mes Fenerbahçes dhe Antalyasporit, gjyqtari kryesor Guneyt Cakir ka ftuar një pjesëtar të policisë të hedh shortin në mesfushë, transmeton Telegrafi.
Ky gjest i gjyqtarit ka bërë që të duartrokitet prej tifozëve në shkallët e stadiumit.
Ndryshe, Feneri ka pësuar humbje me rezultat minimal prej 1-0. /Telegrafi/