Site icon Telegrafi

Gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 14-të në Superligë, Genc Nuza rikthehet në derbi

Është hedhur shorti në Federatën e Futbollit të Kosovës ku gjyqtarët kanë mësuar se ku do të ndajnë drejtësinë në kuadër të xhiros së 14-të.

Dy ndeshje zhvillohen ditën e shtunë, dy të dielën dhe një tjetër të hënën në Albi Mall Superligë.

Një nga gjyqtarët më të mirë që ka Kosova, Genc Nuza është deleguar në derbin Drita – Llapi që zhvillohet të hënën.

Kësisoj gjyqtari me stemë të FIFA-s rikthehet të ndajë drejtësinë pas gjashtë xhirove.

Të shtunën zhvillohet sfida Feronikeli ’74 – Gjilani ku Vigan Ibërdemaj ndanë drejtësinë, derisa po këtë ditë në stadiumin ‘Liman Gegaj’ Valon Bajgora do të ndajë drejtësinë në duelin Malisheva – Dukagjini.

Ndërkohë të dielën në program janë dy sfida shumë interesante, e padyshim që vëmendja është në kryeqytet ku Prishtina pret Ballkanin, derisa në këtë sfidë do të gjykoj Visar Kastrati.

Në sfidën tjetër të ditës së diel Suhareka – Ferizaj, drejtësia do të ndahet nga Mervan Bejtullahu. /Telegrafi/

Exit mobile version