Site icon Telegrafi

Gjyqtarë nga Finlanda ndajnë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Moldavi

(Foto: Supersport/Uefa)

Shqipëria është nikoqir i Moldavisë të martën mbrëma për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt kualifikuese në Grupin H për ‘Euro 2020’.

UEFA i ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në sfidën që do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

Do të jetë një katërshe gjyqtarësh finlandezë me Ville Nevalainen në krye, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Juka Hinkanen dhe Mika Lampu. Gjyqtar i katërt është caktuar Petri Viljanen.

Kombëtarja kuqezi e humbi ndeshjen ndaj Islandës që shënoi debutimin e Edy Rejas në postin e trajnerit.Shqipëria numëron tri pikë pas tri xhirosh, ashtu që fitorja ndaj Moldavisë është e domosdoshme. /Telegrafi/

Exit mobile version