Telegrafi

Gjykata vendos rreth të dyshuarve për plagosjen në Prishtinë

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit kundër dy të arrestuarve të djeshëm në Prishtinë të dyshuar për plagosjen e një personi në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Në njoftimin zyrtar Gjykata e Prishtinës njoftoi se u ka caktuar dy të arrestuarve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Të pandehurve G.K dhe G.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.15.05.2018 deri me dt.15.06.2018”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit, të pandehurit G.K dhe G.K dyshohen për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje, sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim i narkotikëve.