Telegrafi

Gjykata në Hungari refuzon ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Gjykata në Hungari ka refuzuar ekstradimin e Nikolla Gruevskit.

Në sqarimin e gjykatës thuhet se kushtet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nuk janë përmbushur, njoftojnë mediat hungareze.

Maqedonia kërkoi ekstradimin e të dënuarit me dy vjet për rastin “Tanku” dhe për ngjarjet në Kuvend ku dyshohet si organizator.