Site icon Telegrafi

Gjykata e Ukrainës urdhëron arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, që akuzohet për tradhti dhe afërsinë me Putinin

Gjykata e Ukrainës ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, i cili po akuzohet për tradhti.

Yanukovych nga shkurti i vitit 2010 deri në shkurt të 2014 ka ushtruar funksionin e presidentit të Ukrainës, ku më pas u arratis në Rusi me të cilën bashkëpunoi ngushtë edhe në kohën sa ishte i parë i Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ai më herët ishte dënuar me 13 vite burgim për tradhti, e gjithçka ndodhi për shkak të afërsisë dhe bashkëpunimit me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili kërkoi që ushtria dhe policia ruse të vënë rend dhe ligj në Ukrainë.

Lexo po ashtu Liderët perëndimorë pajtohen për dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara në Ukrainë

Kësaj radhe ai akuzohet për tradhti dhe marrëveshjen që e nënshkroi në vitin 2010, për zgjerimin e kontrollit rus mbi Krimenë.

Kjo marrëveshje e njohur si Pakti i Kharkivit i mundësoi Rusisë ta mbajë flotën në Detin e ZI në portin e Krimesë – pra në Sevastopol.

E pikërisht kjo flotë ishte pjesë e invazionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version