Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit.
Teksa kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Posaçme GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Strasburgu thotë se ndër vite ka pasur shkelje.
Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu është zvarritur.
Ky vendim i Strasburgut pritet të bëhet pjesë e procesit në GJKKO.
Çështja ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.
Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës ku mbetën të vdekur 26 persona. /Telegrafi/