Site icon Telegrafi

Gjykata e Posaçme në Shqipëri jep dënimi për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vendosur të dënojë më 10 vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për Mjedisit për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Kokën u ul në 6 vite e 8 muaj burg.

Sipas vendimit, është dënuar edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako me 4 vite burg, 2,8 vite me gjykim të shkurtuar, dhe biznesmeni Klodian Zoto me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version