Telegrafi

Gjykata e Apelit e ktheu rastin “Talir 2” në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në Shkup ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Talir 2”, duke vendosur që çështja të kthehet në rigjykim para gjykatës së shkallës së parë. Kjo vendim është marrë për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, në pjesën për veprën penale nga neni 353.

Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bojinovski janë dënuar për këtë rast, i cili lidhet me ndërtimin e selisë së partisë politike OBRM-PDUKM në Shkup. Gjykata e Apelit ka vendosur gjithashtu që Gruevskit t’i caktohet edhe paraburgimi i ri për shkak të rrezikut të arratisjes, duke llogaritur kohëzgjatjen prej 30 ditësh nga dita e gjetjes dhe heqjes së lirisë.

Aktgjykimi për “Talir 2” u nxorr më 7 qershor 2022 nga Gjykata Penale, e cila dënoi Gruevskin me gjashtë vjet burg dhe Bozhinovskin me kusht. Gjithashtu, gjykata mori vendim për konfiskimin e selisë partiake të OBRM-PDUKM-së. /Telergafi/