Telegrafi

Gjykata merr vendimin që Cllevio të lirohet pas tërheqjes së akuzave nga Noizy

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si ‘Noizy’ nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Ahmeti nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore por është përfaqësuar nga avokati i tij, Klodian Reçi i cili ka kërkuar që klienti i tij të lirohet dhe jo të merret masë tjetër ndaj tij.

Sa i takon akuzave të këngëtarit se është kërcënuar nga Ahmeti, avokati në mbrojtje të klientit të tij, ka thënë se Cllevio thjesht ka folur në rrjetet sociale. Ahmeti pretendon se konflikti i tij me Rajkun është i vjetër dhe se ky i fundit e kishte provokuar vetë me deklarata të tij në rrjetet sociale.

Vet avokati i reperit, Klodi Reci publikoi një fotografi me klientin e tij në rrjetet sociale, ku njoftonte se Cllevio është tashmë i lirë.

Foto: Avokat Klod Reci/InstaStory

“Në pamundësi për të kthyer përgjigje lidhur me rastin e Cllevio Serbiano, ekipi i avokatëve njofton se Kleviol Ahmeti është liruar pas akuzave të bërë nga Noizy”, thuhet në njoftimin e avokatit.

Ndërkohë vet reperi Noizy, në një sqarim të bërë pak ditë më parë në rrjetet sociale, kishte treguar arsyet se pse po tërheq akuzat e ngritura ndaj Cllevios. /Telegrafi/