Site icon Telegrafi

Gjurmuesi i fluturimeve tregon ‘gjendjen në qiellin’ mbi Ukrainë dhe Rusinë perëndimore

Imazhet nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregojnë hapësirën ajrore kryesisht të zbrazët mbi Ukrainë dhe Rusinë perëndimore, me aeroplanë në zonë që largohen nga rajonet kufitare.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, herët të enjten, autoritetet e aviacionit të Ukrainës lëshuan një njoftim që kufizonte hapësirën ajrore të vendit, duke mbuluar rajonet rreth Kievit, Dnipros, Lviv, Odessa dhe Simferopol.

Lexo po ashtu Banorët ikin nga Kievi - Ukraina bën thirrje për 'sanksione shkatërruese' ndaj Rusisë

Rregullatorët evropianë të aviacionit paralajmëruan gjithashtu se çdo aeroplan civil pranë kufirit ukrainas mund të përballet me një “rrezik të lartë” për t’u shënjestruar.

Ndryshe, në orët e para të 24 shkurtit, banorët e Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës u zgjuan nga tingujt e shpërthimeve të forta.

Shpërthimet filluan të raportohen rreth orës 05:00 pasi kreu i vendit agresor, Vladimir Putin, njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në Donbas. /Telegrafi/

Exit mobile version