Pasi u rikthyen me projektin muzikor “Synin si qershija” , rock grupi “Gjurmët” do të bashkohen edhe për një koncert në Tiranë.
30 vite që nga ndarja ata kanë vendosur të rikthehen me rock-koncert me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, transmeton Telegrafi.
Kjo mbrëmje muzikore sipas anëtarëve të grupit do të përmbajë edhe një histori të shkurtë për Republikën.
Të ftuar do të ketë artistë të zhanreve të ndryshme muzikore si Mc Kresha, Kastro Zizo, Genc Salihu, Bojken Lako, Juliana Pasha, Xuxi, Dren Abazi e shumë të tjerë.
Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me datën 29 dhjetor, në ora 20:00. /Telegrafi/