Zëdhënësi i spitalit ku do të lindë fëmija i dytë i princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, ka konfirmuar se është duke u hetuar rasti i gjetjes së gjurmëve të kokainës në spital.
Pas alarmit të insekteve pak ditë më parë, Daily Mirror hedh dyshime për gjetjen e gjurmëve të kokainës në Saint Mary’s Hospital të Londrës, ku pritet të lindë pasardhësi i familjes mbretërore angleze.
Në lidhje me këtë çështje dhe për të shuar shumë zëra, ka reaguar zëdhënësi i spitalit i cili ka thënë se rasti po hetohet dhe se nuk ka nevojë për panik.
“Po hetohet. Siguria e pacientëve dhe stafit është shumë serioze”, ka thënë ai. /albeu/Telegrafi/