Telegrafi

Gjuriq: Ndalimi i i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në Veri, shfuqizon të gjitha të drejtat politike për serbët

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale në komunat veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se ndalimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës është një akt me të cilin shfuqizohen të gjitha të drejtat politike për serbët.

“Ndalimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në Veri është akt me të cilin shfuqizohen të gjitha të drejtat politike për serbët. Andaj pjesëmarrja e mëtejshme e serbëve në çdo institucion të Prishtinës dhe proceset politike të organizuara nga Prishtina pas një akti të tillë bëhet i pakuptimtë”, ka thënë ai në një deklaratë me shkrim.

Lexo po ashtu KQZ nuk certifikon kandidatët për kryetarë të Listës Serbe

Ndryshe sot në mbledhjen e mbajtur, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka certifikuar kandidatët për kryetarë të komunave veriore për zgjedhjet e 19 majit nga Lista Serbe.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 9 anëtarë të KQZ-së, prej të cilëve 7 votuan pro dhe 2 abstenuan. Kjo nuk ishte e mjaftueshme që kandidatët e Listës Serbe të certifikohen, pasi në këtë rast duheshin 8 vota pro./Telegrafi/