Pavarësisht vendimeve tona për të rregulluar disiplinën si dhe për të arritur synimet tona profesionale, ne nuk mund të arrijmë asnjë prej tyre pa gjumë cilësor.
“Unë gjithmonë e krahasoj gjumin me themelin e një shtëpie, jo vetëm me një mur. Shëndeti ynë fizik dhe mendor, performanca dhe aftësia për të përballuar stresin varen nga gjumi”, shpjegon Dr. Kat Lederle, një specialiste e gjumit dhe ritmit cirkadian.
“Mund të keni dietën më të mirë në botë, por nëse cilësia e gjumit është e dobët, trupi juaj do ta ketë të vështirë të përdorë ushqimin siç duhet”.
Si të përmirësoni gjumin?
Të gjithë kanë një dritare gjumi personale, ose kohën dhe kohëzgjatjen optimale të gjumit. Gjeni atë që funksionon për ju dhe rregulloni ritmin tuaj.
Perfeksioni nuk ekziston, sidomos kur bëhet fjalë për gjumin. Është normale të zgjohesh gjatë natës, dhe ndonjëherë tetë orë gjumë i pandërprerë nuk është i mundur.
Dr. Lederle këshillon që të përqendroheni në rregullimet që janë nën kontrollin tuaj: “Mendoni nëse shkoni në shtrat shumë herët apo shumë vonë. A i kaloni mbrëmjet duke parë shfaqje televizive ose media sociale? Mendja e mbingarkuar, stresi ose angazhimet e punës gjithashtu mund të luajnë një rol”.
Gjumi cilësor nuk varet vetëm nga rutina juaj e mbrëmjes. “Përgatitja për gjumë fillon sapo zgjoheni”, thotë Lederle. Dieta, kafeina, ekspozimi ndaj dritës dhe nivelet e stresit gjatë ditës mund të ndikojnë në pushimin tuaj të natës.
Relaksimi në mbrëmje dhe pushimet e vogla ditore ndihmojnë mendjen dhe trupin të kuptojnë se pushimi lejohet, pa zgjidhje të vazhdueshme problemesh. “Njerëzit janë organizma biologjikë, jo makina apo kompjuterë ku mund të futni një program të ri dhe të prisni rezultate perfekte”, thotë Lederle.
Merrni hapa të vegjël sepse ato janë më të lehta për t’u adoptuar dhe mbajtur sesa ndryshime të mëdha.
Pak nga pak, duke ndryshuar zakonet e këqija, ne mund të përmirësojmë gjumin tonë dhe të përmirësojmë shëndetin tonë mendor dhe fizik.