Site icon Telegrafi

Gjukanoviq pozitiv me coronavirus, para dy ditësh ishte takuar me presidentin kroat që po qëndron në Kosovë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka rezultuar sot pozitiv për coronavirus.

Të martën mbrëma në Lisinski, i pari i shtetit malazez mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të Unionit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci dhe shoqërohej nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq, raporton index.hr.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në vendin tonë për një vizitë teksa ka takuar krerët shtetëror.

Presidenti i Kroacisë, Milanoviq fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas takoi kryeministrin, Albin Kurti. Gjithashtu lideri kroat është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lexo po ashtu Gjukanoviq infektohet me coronavirus - presidenti malazez edhe më parë ishte pozitiv për COVID-19

Kujtojmë se presidenti kroat është vaksinuar në fillim të vitit kundër coronavirusit.

Ndryshe, presidenti i Malit të Zi është infektuar për herë të dytë me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version