Telegrafi

Gjuhen me armë mes vete, dërgohen në mbajtje katër persona në Gjilan

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njofton se në Gjilan me datë 18.11.2019, në orën 18:55, janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin gjuajtur me armë zjarri në mes veti dhe më pas me vetura ishin larguar nga ai lokacion.

Sipas raportit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve kalibrash.

Nga dy prej personave të dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/