Telegrafi

Gjuajtje me armë në Pejë, një i plagosur

Një gjuajtje më armë zjarri ka ndodhur në rrugën Wesley Clark në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 22:00.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka konfirmuar për Telegrafin, se në këtë incident është plagosur një person, ndërkaq i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ibraj gjithashtu ka treguar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq thekson se rasti ende nuk është klasifikuar..

“Gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur, mes dy automjeteve në lëvizje. Pas marrës së informatës, Polica ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka hasur në një automjet të ndalur. Policia ka gjetur dy persona brenda automjetit, njëri nga ta i plagosur”, ka treguar Ibraj.

Poashtu ka theksuar se i plagosuri është një 40 vjeçar, i cili ishte ngasësi i automjetit.

“Policia ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërkaq personat që kanë kryer veprën, kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka angazhuar njësi shtesë për kërkimin e tyre”, ka deklaruar Zëdhënësi i Policisë./Telegrafi