Goditja sensacionale e Marcus Rashford ndaj Chelseat në Carabao Cup i ka mahnitur mbështetësit e Manchester Unitedit, ndërsa skuadra u kualifikua më tej në këtë garë.
Nuk ka vonuar shumë dhe tifozët e Djajve të Kuq kanë bërë menjëherë krahasime me Cristiano Ronaldon dhe gjuajtjen e tij të lirë në vitin 2008 kundër David James dhe Portsmouth.
Në aspektin teknik, goditjet ishin thuajse identike, të bukura në ekzekutim. Fatkeqësisht, këtu përfundon edhe krahasimi mes këtyre dy lojtarëve, shkruan The Sun.
https://www.youtube.com/watch?v=qO5AFFY4afs
Rashford është 21 vjeçar dhe në sezonin e pestë me ekipin e parë të Unitedit dhe ka statistika të mirë, mirëpo askush nuk pret që ai t’i arrijë nivelet e superyllit portugez.
Kjo për faktin se i mungon qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, përkundër se ka një trajner si Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka besim tek sulmuesi anglez, i cili megjithatë nuk është ‘vrasës’ para portës ashtu si CR7.
Rashford ka aftësi t’i shënojë rreth 15 gola në sezon, edhe atë si sulmues i dytë, statistika këto që janë shumë të vogla në krahasim me Ronaldon. /Telegrafi/