Një person dyshohet se ka gjuajtur me armë një tjetër, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në Rrugën “Met Podjeva”, në Podujevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, plumbi e kishte goditur veturën e viktimës në pjesën e pasme.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur e sekuestruar fishek të armës së zjarrit dhe pajisje për pastrimin e armës.
I dyshuari gjendet në arrati.
“Rr. Met Podjeva, Podujevë 06.02.2022 – 22:20. Me datën 07.02.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë me veturë me targa vendore kishte gjuajtur me armë në drejtim të veturës së viktimës dhe një plumb kishte goditë veturën e viktimës në pjesën e pasme. Njësitë policore kanë bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek të armës së zjarrit dhe pajisje për pastrimin e armës. I dyshuari nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/