Telegrafi

Gjuajti në ajër për të frikësuar dikë që i sillej rreth shtëpisë, Policia ia konfiskon armën të dyshuarës nga Podujeva

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri nga një e dyshuar në rrugën “Hamdi Maloku”, në Podujevë.

E dyshuara femër kishte shtënë tri herë në ajër me armë, ndërkaq ka deklaruar se këtë e ka bërë me qëllim që ta frikësonte një person tjetër i cili po sillej rreth shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në mëngjes.

“Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35.  Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, raporton PK. /Telegrafi/