Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren, ka njoftuar se kanë sekuestruar një armë zjarri në fshatin Krushicë e Poshtme në Suharekë.
Në njoftim thuhet se “pas një pune operative hetuesit e policisë në stacionin policorë në Suhareke, duke zhvilluar hetime për një informacion nga muaji Tetor i vitit 2020, ku një informacion ishte se kishte gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushicë e Poshtme në Suhareke, hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën nga e cila dyshohet se është shkrepur pa leje”.
“Hetuesit fillimisht kishin kryer një urdhër kontrolle në shtëpinë e personit të dyshuar por të njëjtit kanë refuzuar të dorëzojnë armen në momentin e gjuajtjes duke ju fshehur organit të policisë, por pas sekuestrimit dhe administrimit të provave nga njësiti i forenzikës përmes një DVR të kamerave të shtëpisë së të dyshuarit policia ka gjetur incizimin ku i dyshuari A.K i lindur në vitin 1980 shihet duke gjuajtur me armë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se, pas kësaj policia sot më datë 03 shkurt 2021, përsëri është paraqitur te shtëpia e të dyshimtit në fshatin Krushicë e Poshtme dhe ka kërkuar që arma të dorëzohet, ku i dyshimti ka pranuar se e posedon armën. Në lidhje me këtë policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe një karikator të kësaj pushke.
Pas intervsitimit të personit të dyshimtë, i njëjti me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orë. Me rastin po punojnë hetimet e policisë në bashkëpunim me prokuronin e Shtetit. /Telegrafi/