Site icon Telegrafi

Gjuajti me armë zjarri në drejtim të disa personave, policia arreston të dyshuarin në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi që i njëjti ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të disa personave të cilët ishin duke qëndruar në një lokal.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Orroberd të Istogut, transmeton Telegrafi.

“Me datё 01.07.2020 rreth orёs 03:30, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, ёshtё informuar se ne fshatin Orroberd-Istog, kishte të shtëna me armë zjarri, nga njё person i dyshuar i cili kishte shtёnё disa herё nё drejtim tё disa personave tё cilёt ishin duke qëndruar nё njё lokal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, Policia bën të ditur se njësitet relevante tё Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjёs.

“Ështё berё sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit tё cilёt nuk kanё pёsuar lëndime ёshtё kuptuar se i dyshuari se pari ka qëndruar me viktimat dhe pas njё fjalosje ne mes veti i dyshuari ka shkuar nё shtëpi ka marrё armёn dhe ka shti nё drejtim tё viktimave.  Njësitet Policore kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar: F.M. i lindur me 1988 m/k/sh”.

Tutje, në njoftim thuhet se Policia e Kosovës nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё bastisur shtëpinë e tё dyshuarit, dhe gjatё bastisjёs është gjetur dhe konfiskuar arma (pistoleta) ‘Vzor’ kal. 7.65 mm, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe njё (1) fishek kal. 7.65mm.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit personi i dyshuar ёshtё dërguar nё ndalim prej 48- orёsh. /Telegrafi/

Exit mobile version