Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri, dhe po ashtu kishte refuzuar të dorëzohet.
Rasti ka ndodhur nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari”, transmeton Telegrafi.
“Njёsitet Policore menjёherё kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё, i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve Policor se nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras vetën. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menaxhues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se në banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar një pushkё automatike, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё.
Po ashtu, njё armё pistoletё Zoraki, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё 36 fishekё kal: 7.63×39, 35 fishekё kal: 32 auto, 3 gёzhoja kal: 7.63×39, 2 gёzhoja kal: 32 auto, njё thikё (Bajonetё)
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Telegrafi/