Telegrafi

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet në Gjilan shtetasi nga Gjermania

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Gjermanisë është arrestuar dje në Gjilan, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 7 gëzhoja, poashtu nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas, një karikator dhe 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/