Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Jordanisë në Garaqnicë, i cili për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull shtetas amerikan kishte nxjerrë armën me të cilën kishte shtënë 4-5 herë para këmbëve të viktimës.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit.
Viktima dhe i dyshuari janë bashkëpronar të një firme. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/