Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës me gas si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe 11 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/