Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri.
“Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndërmarr veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë”, ka njoftuar policia.
Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/