Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur sërish gjuajtje me armë në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Hetuesit policor tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
Rastin e kanë konfirmuar për Telegrafin edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Ndryshe sipas dëshmitarëve të rastit që i kanë thënë Telegrafit, deri tek gjuajtja me armë ka ardhur si rezultat i një fjalosje paraprake. /Telegrafi/
.