Telegrafi

Gjuajte me kallash në Krushë të Madhe, policia arreston dy persona

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në Krushë të Madhe.

Të njëjtit së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull  kosovar(familjarë), dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture, me dy të dyshuar tjerë meshkuj  kosovarë (vëllezër), kanë shtënë me armë zjarri,  (njëri me pistoletë e tjetri me AK-47) në drejtim të njërit-tjetrit, por që nuk  ka persona të lënduar .

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, tri gëzhoja të pistoletës dhe një fishek pistolete.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një revole me një karikator. Të dyshuarit, janë larguar me vetura në drejtime të ndryshme.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/