“Vrasësit të cilët shkrepën me armë, pikërisht në këtë vend të frekuentuar lëvizin lirshëm. I lirë është edhe vrasësi i cili para dhjetë muajsh, në mes rruge e vrau futbollistin e ri Martin Janushev”, deklaroi anëtarësi i KE të OBRM-PDUKM-së, Orce Gjorgjievski.
Sipas tij, kaloi një javë dhe nuk ka informata se ku gjenden vrasësit, dhe as se kush janë, as përse e kryen vrasjen brutale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para një jave, në mes Shkupit në rrugën “Ruzvelltova” janë shkrepur mbi 25 plumba me kallashnikov nga automjeti në lëvizje, dy persona ishin në mënyrë brutale të vrarë. Vet fakti që dikush ka guxuar që midis qendrës në lokacion të frekuentuar të shkrep tregon se sa është gjendja e sigurt në shtet”, thotë Gjorgjievski.
Ai shton se është fat që nuk ka viktima të tjera, kalimtarë të rastit, sepse siç thonë bëhet fjalë për një vend ku lëvizin shumë njerëz të ri.
“OBRM-PDUKM-ja paralajmëronte se është prishur siguria, ndërsa Oliver Spasovski e keqpërdorte MPB-në që ta gënjejë publikun përmes kumtesave se kjo ka qenë vetëm në kokat e opozitës. I gënjente qytetarët, ndërsa tash gënjeshtrat e tyre paguhen me jetë njerëzish”, thotë Gjorgjievski.
Gjorgkievski cek se MPB-ja nuk ka asnjë informacion operativ dhe se të gjithë dinë për kriminalitetin në Shkup, vetëm Spasovski fle. Ai pyet Spasovskin se pse mafia u bë aq e fuqishme dhe ndihet e fuqishme të nxjerr armë dhe të shkrep plumba në rrugë më të frekuentuara?
“Në vend që Republika e Maqedonisë të shkojë para, udhëheqja e paaftë dhe e korruptuar e MPB-së na kthen 30 vite mbas, koha kur në Beograd, mbretëronin, ndërsa njerëzit fiksoheshin të dilnin në rrugë. Këtë çfarë përjetojmë nuk janë standarde evropiane, këto janë standarde të mafias”, thotë në fund Gjorgjievski./Telegrafi/