Zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Gjorgjiev, ka mohuar kategorikisht idenë e Zaevit për dygjuhësi dhe se nuk do të kalojë në një seancë të qeverisë me përbërje të këtillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur se cili është pozicioni i qeverisë për propozimin e LSDM-së për të futur dygjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë, Gjorgjiev tha se qeveria nuk ka diskutuar nismën e re të LSDM-së.
‘Por, duke marrë parasysh pozicionin e partisë politike të OBRM-PDUKM-së, e cila është kryesore, mbështetëse, parti e rëndësishme në koalicionin qeveritar, propozimin të cilin e ka theksuar LSDM për dygjuhësi nuk do të kalojë në një seancë të qeverisë me përbërje të këtillë’, tha zëdhënësi. /Telegrafi/