Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tashmë e ka dërguar njoftimin deri te kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, që në Kuvend është formuar shumica parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas këtij njoftimi, Ivanovi duhet që ta mandatojë Zoran Zaevin e LSDM-së për të formuar qeverinë e re. Ky lajm konfirmohet për 24Vesti nga Kuvendi i Maqedonisë.
Sipas afateve ligjore, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, 10 ditë janë në dispozicion për të kryer këtë njoftim të rëndësishëm. Më herët Ivanovi refuzoi të mandatojë Zaevin për qeverinë e re, ndërkaq pas ardhjes së zv.ndihmësit amerikan, Brian Hoyt Yee, ai e ka zbutur qëndrimin duke kërkuar garanca nga Zaevi për unitaritet të shtetit./Telegrafi/