Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për agjencinë bullgare të lajmeve ”BGNes”, ka thënë se nuk ekzistojnë bariera gjuhësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, dhe se Bullgaria duhet më së shumti ta mbështetë Maqedoninë dhe ta përqafojë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë intervistë, kyretari Ivanov ka folur edhe për valën e refugjatëve të cilët përmes Ballkanit mundohen të arrijnë në Gjermani dhe Skandinavi, duke theksuar se refugjatët duhet ndihmuar, por se në mes tyre mund të ketë edhe mercenarë të huaj./Telegrafi/