Site icon Telegrafi

Gjorçevi kërkon që mos t’u paguhen borxhet qytetarëve për rrymën elektrike

Vllatko Gjorçev njëri nga konkurruesit i cili mund të jetë për kandidatë për president të vendit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaevi të mos paguhen borxhet milionëshe të faktuarave ilegale të qytetarëve para zgjedhjeve presidenciale, përcjell Telegrafi Maqedoni,

Sipas deputetit të opozitës kjo do të ishte “blerje” e votave para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Zotëri Zaev, menjëherë ta ndaloni shlyerjen e borxheve 100 milionëshe të faktuarave ilegale të energjisë elektrike. Së pari kjo është pastër diskriminim në dëm të qytetarëve të cilët rregullisht kanë paguar energjinë elektrike, ndërsa ndonjë prej tyre ka paguar edhe dënim për kyçjen përsëri të rrymës pas pagesave të dy tre faktuarave. Tani pikërisht paguesit e rregullt të faktuarave, si dhe si pagues të tatimeve në buxhet, duhet t’i paguajnë faktuarat edhe të atyre të cilët me vite nuk kanë paguar. E dyta, kjo është keqpërdorim parazgjedhor dhe korrupsion nëpërmes së cilës LSDM dhe Zaev nëpërmjet mjeteve buxhetore dëshiron të blejë një pjesë të qytetarëve të cilët nuk kanë të paguar faktuarat dhe me këtë të fitojë përparësi politike në zgjedhjet presidenciale”, shkruan Gjorçev në Facebook.

Zaev para disa ditëve paralajmëroi se së shpejti do të shlyej borxhet e faktuarave të energjisë elektrike të ngelura para vitit 2016-të./Telegrafi/

Exit mobile version