Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të jenë të shumë komentuar për debatet dhe ngjarjet brenda ambienteve të shtëpisë.
Në një bisedë e sipër, ata së fundmi kanë zhvilluar një lojë përmes së cilës kanë parashtruar pyetje provokuese për njëri-tjetrin.
Ka qenë fillimisht Xhuli, ajo e cila i është drejtuar me pyetjen Gjonit se kur e ka dhënë puthjen e parë, duke e ngacmuar me prapashtesën se mbase mund të mo e ketë dhënë akoma.
Ndërkohë, Gjon Karrica i është kthyer asaj gjithashtu me një pyetje provokuese.
Këngëtari i njohur me nofkën Lugati e ka pyetur bukuroshen drenicase rreth marrëdhënies së saj të fundit intime para se të hynte në shtëpinë e BBVK.
Ai madje ka aluduar se Xhuli ka kryer marrëdhënie për herë të fundit në ditën kur është futur në shtëpi – gjersa kjo e fundit nuk ka dhënë komente.
Përndryshe, në televotimin e kësaj jave janë katër banorë: MC Beka, Shota Baraliu, Xhuli Nura dhe Lugati – një prej të cilëve do të largohet të premten. /Telegrafi/