Telegrafi

Gjon Karrica dërgohet në spital pas disa shqetësimeve shëndetësore, thuhet se është në gjendje stabile

Foto: YouTube

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica apo Lugati, thuhet se është dërguar mëngjesin e sotëm në spital.

Sipas Klan Kosovës, ai ka pasur një shqetësim shëndetësor, të cilit menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore.

I njëjti momentalisht është në gjendje stabile, ndërkohë që po vazhdon akoma të jetë nën përkujdesje të mjekëve.

Gjon Karrica (Foto: Instagram)

Përveç Gjonit, këto ditë disa shqetësime i pati edhe banorja tjetër Juliana Nura, të cilën po ashtu e dërguan për kontrolle në një spital privat.

Lexo po ashtu Gjon Karrica flet për fillimet në karrierë: Në vitin 2008 kam bërë një album, i cili nuk ishte i suksesshëm

Shtëpia më e famshme në Kosovë nisi më 5 dhjetor dhe që nga ajo kohë ka pasur zhvillime të shumta.

Gjon Karrica (Foto: YouTube)

Konkurrentët kanë ofruar spektakël, kanë bërë rrëfime të ndryshme nga jeta dhe karriera e tyre profesionale.

I fundit banor që u largua nga shtëpia ishte Getinjo, i cili kërkoi që të dilte me dëshirë, pasi nuk e shihet veten më tej, duke theksuar se nuk hyri për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Gjon Karrica (Foto: YouTube)