Telegrafi

Gjobitet studenti që voziste duke lexuar

Gjykata në Mold të Walesit, e ka dënuar me 200 euro gjobë, një student i cili po lexonte teksa po voziste veturën.

Robert James Stark është ndaluar nga Policia, me pretendimin se po lexonte libër ose revistë.

Në fakt, 21-vjeçari ka qenë duke e lexuar hartën sepse ishte i huaj në atë qytet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Policët i përshkruan gjobë, meqë po e drejtonte në mënyrë të rrezikshme veturën Ford Fiesta.

Për ngjarjen që ka ndodhur gjatë muajit gusht, Gjykata e ka gjetur atë fajtor, i cili përpos gjobës do të ketë edhe disa pikë të hequra nga leja e vozitjes. /Telegrafi/