Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka dënuar një drejtues veture pasi i njëjti voziste me fëmijë në prehër.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
“Policia në Mitrovicën e Jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për gjashtë muaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/