Telegrafi

Gjobat e Ibrahimovicit dhe Lukakut dhurohen për bamirësi

Milani dhe Interi kanë njoftuar se gjobat e vendosura ndaj Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku për përleshjen e tyre në Coppa Italia do të shkojnë për bamirësi.

Dyshja sulmuese kishin një shkëmbim të zgjatur dhe të shëmtuar të fyerjeve gjatë ndeshjes së Coppa Italia më 26 janar.

Ish-shokët e skuadrës së Manchester United kishin argumentuar në anglisht duke përdorur fyerja racore, fetare dhe familjare.

Lexo po ashtu Ofendim raciste dhe me familje: Mësohet se çfarë i thanë njëri tjetrit Ibrahimovic e Lukaku që zënka shkoi aq larg

Pas një hetimi, Ibrahimovic dhe Lukaku u akuzuan për sjellje jo sportive.

Megjithatë, një deklaratë nga të dy klubet konfirmon që të dy lojtarët do të dhurojnë gjobat e tyre për bamirësi.

Shuma nuk është sqaruar ende, pasi ato janë në proces të një marrëveshje për pranimin e fajit me FIGC-në. /Telegrafi/