Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se gjatë muajit të fundit ka lëshuar 5,679 tiketa për kundërvajtje tё ndryshme.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë shqiptuar 660 flet gjoba për kundërvajtje për skadim të regjistrimit, 3180 flet gjoba për kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë, 606 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë, 157 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 1076 gjoba për kundërvajtje tё tjera.
“Këto kundërvajtje parashihen me ligj, e që kanë si fushë veprimtari rregullimin e komunikacionit dhe ligjit për automjete, ligji për kundërvajtje etj.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.
Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Pasi që gjatë muajve që kemi lënë pas aksidentet në komunikacion nuk ishin të paktë me ketë edhe dëmet, lëndimet trupore por edhe humbje jete”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/