Telegrafi

Me gjithë interesimin e Realit dhe Barcës, Napoli do të përpiqet ta mbajë Ruizin

(Foto: Instagram/fabianruiz52)

Edhe pse nuk ka arritur t’i tregojë pritshmëritë, Napoli nuk e ka në plan të heqë dorë nga Fabian Ruiz.

Mesfushori, i cili është pjesë e Partenopei nga viti 2018, nuk ka arritur të përshtatet në sistemin 4-2-3-1 në skuadrës italiane.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport bën të ditur se Napoli nuk e ka në plan të heqë dorë nga spanjolli.

(Foto: Instagram/fabianruiz52)

Kujtojmë që Real Madridi dhe Barcelona kishin shprehur interesim për 24-vjeçarin gjatë afatit kalimtar veror, por Gennaro Gattuso dëshiron ta ketë në skuadër.

Lexo po ashtu Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

Ruiz është pjesë e Napolit nga korriku i vitit 2018 kur ishte transferuar nga Real Betisi pas huazimit te Elche. /Telegrafi/