Site icon Telegrafi

Gjithçka që ndodhi këtë të shtunë pas pesë tërmeteve që goditën Shqipërinë – momente frike, panik, rreth 70 të lënduar e shumë dëme materiale

Të shtunën pasdite, Shqipëria u godit nga një prej tërmeteve më të forta të tre dekadave të fundit.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.

Lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Lexo po ashtu S’kanë të ndalur tërmetet, Shqipëria goditët sërish me 4.9 ballë në mesnatë

Ka qenë ora 16:04 kur një tërmet i magnitudës 5.8 i Shkallës Rihter dhe intesitet 7.5 ballë shënoi goditjen e parë në detin Adriatik, në Porto Romano, 1 km larg bregut.

Lexo po ashtu Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhen Kosovën e Shqipërinë

Goditja e parë u pasua me një tjetër me intensitet 5.3, vetëm 11 minuta më vonë. Tre lëkundje të tjera u regjistruan në një hark kohor prej 2 orësh.

Ato u ndjenë të forta në Tiranë e Durrës, por dhe qytetet e tjera si dhe në shtetet fqinje, si: Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia.

Tërmeti shkaktoi vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë viktimë. Në qendrën e Traumës janë afro 70 të lënduar, sipas raportimeve të mediave në Shqipëri.

Një pallat në qytetin e Durrësit ka marrë dhe dëmtimet më të mëdha.

Lexo po ashtu Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve

Dëme të ndjeshme ka patur dhe në godinën e Fakultetit Gjeologjik në Tiranë. Paniku tek qytetarët ishte i madh. Të gjitha rrugët dhe sheshet e qyteteve u mbushën me njerëz të frikësuar që u qëndronin larg godinave.

Lexo po ashtu Tërmetet, si duhet vepruar në mënyrë që të shmangni pasojat!

Dëme të konsiderueshme janë konstatuar dhe në një pallat në Don Bosko në kryeqytet dhe një tjetër në zonën e njohur si Farmacia 10.

Dëmtime pësoi edhe vetë ndërtesa e Kryeministrisë, me plasaritje të murit nga ana e ish-Ministrisë së Financave.

Tërmeti ndërpreu edhe ndeshjen e Partizani-Bylisi që kishte nisur vetëm pak minuta përpara goditjes sizmike.

Lexo po ashtu Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri

Emergjencat Civile thonë se po punojnë me shtabet e emergjencave dhe 12 prefekturat në vend.

Ekipet e emergjencave dhe policia janë në gatishmëri, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të mos futen në banesat e tyre, nëse ato janë të dëmtuara.

Pas tërmeteve në Shqipëri kanë reaguar edhe liderët në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për tërmetet që ndodhi sot në Shqipëri.

Thaçi në biseda telefonike, Edi Ramës dhe Ilir Metës, i ka shprehur solidaritet dhe i’u ka ofruar ndihmë duke kërkuar kështu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Ramës, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie, njofton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tërmetet më shkatërrimtarë në Shqipëri që shënuan qindra viktima

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

Kryeministri në detyrë, dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova bashkë-ndjenë me të gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.

Lexo po ashtu Thaçi reagon për tërmetet në Shqipëri, FSK do të jetë në gjendje gatishmërie për ndihmë

“Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kam udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Poashtu edhe lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.

Lexo po ashtu Dy muaj më parë, Ilir Meta kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri

“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”, ka shkruar Veseli.

Kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i shqetësuar nga tërmetet që sot e kanë goditur Shqipërinë.

Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë.

Lexo po ashtu Apeli i Emergjencave Civile pas tërmeteve në Shqipëri: Mos qëndroni në shtëpi sonte

“I shqetësuar nga tërmeti që sot goditi vendet tona, në masë të madhe Tiranën dhe Durrësin. Ndajmë dhimbjen për gjithë të lënduarit dhe të prekurit në çfarëdo forme nga kjo fatkeqësi natyrore.Të gjithë të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

E Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se, “me të mbërritur në Nju Jork mora lajmin tronditës për tërmetin e sotëm në Shqipëri. Një ndjenjë e pakëndshme. Nga zemra u uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt. Sot ishte Perëndia me ne”.

/Telegrafi/

Exit mobile version