Për adhuruesit e sportit të boksit e shtuna ka rezervuar një duel të mirë, bëhet fjalë për Dereck Chisoran kundër Dillian Whyte.
Rivaliteti mes dy boksierëve nga Britania është i madhe dhe ky duel i peshave të rënda pritet të jetë i bukur për t’u parë.
Fituesi mund të ndeshjet pastaj me Anthony Joshuan në Wembley më 13 prill, ku 29-vjeçari do t’i mbrojë titujt IBF, WBA dhe WBO. Ndërsa më poshtë keni të gjitha informatat e nevojshme për duelin Chisora-Whyte:
Data dhe ora?
E shtunë, 22 dhjetor nga ora 23:00 me kohën tonë.
Vendi ku do të ndeshen?
Londër, O2 Arena.
A janë përballur mes vete më parë?
Po, Whyte kishte fituar ndaj Chisoras në Manchester Arena në dhjetorin e 2016. 30-vjeçari kishte fituar me pikë: 115-113, 115-114, 114-115.
https://www.youtube.com/watch?v=ZwgnRdvXbxc
Joshua?
Kampioni do të jetë në audiencë për të shikuar ndeshjen nga afër pasi njëri nga ata mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i tij. AJ ka parashikuar fitore të Chisoras.
Favorit?
Dillian Whyte.
/Telegrafi/