Telegrafi

“Gjithçka për babanë tim” – Vetura luksoze që Valon Berisha ia ka blerë prindit të tij

(Foto: Instagram/valon.berisha14_official)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, i ka bërë një dhuratë të veçantë babait të tij.

Mesfushori i Reims përmes disa videove të publikuar në InstaStory e ka treguar modelin luksoz të automjetit që ia ka blerë prindit.

“Gjithçka për babanë tim”, është mbishkrimi i njërës prej videove që e ka publikuar 27-vjeçari, e në të cilën shihet vetura.

(Foto: Screenshot/Instagram/valon.berisha14_official)

Është fjala për një Audi E-tron SUV, vlera e të cilit është rreth 80.000 euro.

Berisha javë më parë kishte ardhur në Kosovës për ta vizituar qytetin Podujevës nga e kanë origjinën prindërit e tij. /Telegrafi/