Banorët në Lviv po zgjohen nga shkatërrimi i konsiderueshëm pas një sulmi rus gjatë natës në qytetin perëndimor.
Një grua e përshkroi se si u detyrua të largohej nga streha ku ishte fshehur sepse “gjithçka ishte në zjarr”.
Ajo gjithashtu tregoi se luftoi për të gjetur një tjetër strehë sepse “tymi kishte mbuluar gjithçka”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Një tjetër burrë tha se Rusia po përpiqej “t’i shkatërronte dhe frikësonte” duke goditur zonat e banuara.
I woke up to the explosions. Russia massively attacked Lviv with Shakheds and Missiles. Daggers flew to Lviv in just 5 minutes. Many residential buildings were destroyed or damaged, and people are still under the rubble. #LetUkraineStrikeBack #LetUkraineStrikeBackNoLimits pic.twitter.com/JFqbO2gVpA
— Devana 🇺🇦 (@DevanaUkraine) September 4, 2024
Këto komente vijnë pas një sulmi rus në perëndim të Ukrainës që la të vdekur shtatë persona, tre prej tyre fëmijë.
Sulmi ndodhi derisa Ukraina përjetoi një tjetër sulm vdekjeprurës, ku humbën jetën të paktën 50 persona gjatë bombardimi të institutit ushtarak në qendër të qytetit Poltava.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka premtuar hakmarrje për sulmet, duke ripërsëritur thirrjen për dhurimin e sa më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore nga vendet perëndimore, me qëllim që të mund ta mbrojnë veten nga raketat me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/