Telegrafi

Gjithçka e përfunduar: Calhanoglu ka arritur në Milano për të kompletuar kalimin te Interi

(Foto: Goal)

Hakan Calhanouglu do të jetë transferimi më i ri i Interit me një kontratë deri në vitin 2024.

Mesfushori turk tashmë ka arritur në Milano për të kompletuar kalimin te Nerazzurët, raporton Fabrizio Romano.

Calhanoulgu po largohet nga Milani si lojtar i lirë, për t’iu bashkua rivalit të qytetit.

Edhe pse kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji, nga 1 korriku ai është zyrtarisht lojtar i lirë.

Por, gjatë kësaj jave do të kryet procesi formal i kalimit të tij te Interi, e më pas të shkojë në pushime.

Calhanouglu kishte kërkuar pagë më të lartë te Milani, gjë që këta të fundit nuk u pajtuan dhe lejuan largimin e tij si i lirë, e të njëjtë gjë e bëri edhe Gialuigi Donnarumma që po i bashkohet Paris Saint- Germainit. /Telegrafi/